Flash

Intervista e CR7 tërbon Manchester United, gati një gjobë milionere: "Do të vlerësojmë përgjigjen tonë"

Lapsi.al 14 November 2022
Intervista e CR7 tërbon Manchester United, gati një gjobë

Mbërrin tashmë reagimi i Manchester United për intervistën-tronditëse të dhënë nga Cristiano Ronaldo, e fokusuar në momentin e tij te Red Devils: "Manchester United merr shkas nga mbulimi mediatik në lidhje me intervistën e Cristiano Ronaldo - thuhet në shënim-. Klubi do ta vlerësojë përgjigjen e tij, pasi të jenë zbardhur të gjitha faktet. Objektivi ynë mbetet të përgatitemi për gjysmën e dytë të sezonit. E t'i japim vazhdimësi momentit, bindjeve dhe bashkimit që po krijohet mes lojtarëve, drejtuesve, stafit dhe tifozëve".

Një shigjetim me referencë për frymën e ekipit, në ndërtimin e të cilës duket se nuk po kontribuon CR7. Megjithatë, për momentin asnjë vendim zyrtar nga Manchester United.

Lexo më tej: “United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag”: intervista e Cristiano Ronaldo shkakton tërmet në Old Trafford

Sipas The Telegraph, megjithatë, drejtuesit e Manchester United kanë caktuar një takim urgjent me teknikun Erik Ten Hag, për të diskutuar se çfarë duhet bërë. Pronari i klubit Joel Glazer, Drejtori Ekzekutiv Richard Arnold dhe Drejtori Sportiv John Murtough do të jenë gjithashtu të pranishëm. Me këtë rast do të diskutohen masat që klubi do të marrë ndaj lojtarit. Portugezi është pezulluar së fundmi për refuzimin e daljes në fushë ndaj Tottenham. Madje Metro shkon deri aty sa flet për një gjobë mbi një milion euro. E sigurt është se historia do të ketë pasoja të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI