Flash

Shpërthimi në Stamboll/ Ministri turk: Nuk e pranojmë ngushëllimin e ambasadës së SHBA-së

Lapsi.al 14 November 2022
Shpërthimi në Stamboll/ Ministri turk: Nuk e pranojmë

Turqia refuzoi ngushëllimet e ambasadës së SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll ditën e djeshme. Për këtë akt Ankaraja zyrtare fajësoi një grup militant kurd të jashtëligjshëm. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për luftëtarët kurdë në Sirinë veriore. Ata cilësohen si “terroristë” nga Erdogan.

“Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës amerikane. Ne e refuzojmë atë”, tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në komentet televizive.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim. Shpërthimi i bombës mori jetën e 6 personave. 81 mbetën të plagosur. Ndërkohë në lidhje me sulmin është arrestuar një grua.

Të këshilluara

Sllovenia zgjedh presidenten e parë femër

Sllovenia zgjodhi të dielën një avokate si presidenten e parë femër të vendit. Natasa Pirc Musar është një gazetare dhe avokate e cila garoi si e pavarur në kët...

09:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI