Flash

'Shuhet' Shqipëria, numri i lindjeve ra me 20% në 3-mujorin e tretë

Lapsi.al 14 November 2022
'Shuhet' Shqipëria, numri i lindjeve ra me 20% në 3-mujorin

Sipas të dhënave të INSTAT numri i lindjeve në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172. Kjo ka shënuar një rënie me 19,6% krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130. Kjo reflekton një rënie prej 19,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje. Në tremujorin e tretë 2022, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë. Në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Të dhënat për tremujorin e tretë 2022

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje. Qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje. Në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje. Qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.

Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 8,7%. Rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7%. Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit u shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 126 vdekje. Ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.244 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 29,7%./MONITOR

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI