Flash

"United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag": intervista e Cristiano Ronaldo shkakton tërmet në Old Trafford

Lapsi.al 14 November 2022
"United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag": intervista e

Në prag të Kupës së Botës në Katar, Cristiano Ronaldo foli ekskluzivisht për The Sun. Intervista e portugezit këtë herë nuk kishte gjurmë diplomacie. Fjalë shumë të ashpra ato të treguara nga tabloidi anglez: "Manchester United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag, sepse ai nuk tregoi asnjë respekt për mua. Klubi u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri por të gjithë ata rreth klubit dhe u ndjeva i tradhëtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më duan më te United, jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e kaluar. Unë u bëra delja e zezë dhe ata nuk patën asnjë empati edhe kur vajza ime ishte e sëmurë".

Ronaldo e Ten Hag nuk shkuan asnjëherë mirë. Pankinat e njëpasnjëshme e tensionuan situatën, që kulmoi me dënimin e CR7. Portugezi refuzoi të futej në fushë në minutat e fundit ndaj Tottenham dhe u largua para fundit të ndeshjes për në dhomat e zhveshjes. Ronaldo u gjykua nga tifozët se nuk e ndjen më fanellën dhe fare pak i dolën në krahë. Ai deklaroi madje se do të flasë në një moment të dytë e sic duket ai moment erdhi.

Lexo më tej:Ten Hag i jep fund dënimit të Cristiano Ronaldo: portugezi kthehet në stërvitje me ekipin e parë

FERGUSON E PENGOI TË SHKONTE TE CITY

Ronaldo më pas foli për zgjedhjen e tij për t'u rikthyer te United: "Nuk u evoluan pasi u largua Ferguson. Kur vendosa të vij përsëri këtu, ndoqa zemrën time. Sir Alex më tha se nuk do të ishte e pranueshme për mua që të shkoja te City. E Unë i thashë 'ok shef'. Rangnick? Nëse nuk je trajner, si mund të bëhesh trajner i United? Nuk kisha dëgjuar kurrë për të". Me pak fjalë, Ronaldo ka zgjedhur rrugën për t'i dhënë fund marrëdhënieve me Djajtë e Kuq. Tani mbetet vetëm të presim reagimin e klubit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI