Flash

Video/ "Të ndihmojmë Edy Reja": Asllani shpreson qendrimin e trajnerit e zbulon çfarë i kanë kërkuar interistët

Lapsi.al 14 November 2022
Video/ "Të ndihmojmë Edy Reja": Asllani shpreson qendrimin e

Kundër Kampionëve të Europës. Një status që mjafton për ta bërë ndeshjen të vecantë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një si Kristjan Asllani, që ka jetuar në Itali që kur ishte 2 vjec. Futbollisti kuqezi i Inter vlerësoi përballjen me Italinë si një ndeshje veçantë e që do të jetë një motiv krenarie për të gjithë lojtarët: “Do jetë një ndeshje e veçantë për mua, jetoj në Itali prej moshës 2 vjeçare. Kam shumë shokë atje. Ndeshje e vështirë, por do provojmë të lumturojmë njerëzit tanë. Nuk kam pasur ngacmime nga shokët e skuadrës, por më kanë pyetur se kur do luajmë, ku do rrinë ata dhe gjëra të tilla. Mezi po e pres si ndeshje".

Asllani e ka të qartë se nuk ka shumë minuta në dispozicion. Mesfushori, ndoshta, tani më shumë se kurrë ka nevojë për kombëtaren: "Italia ka nivel shumë të lartë, por ne do provojmë të bëjmë ndeshjen tonë, pasi kemi shumë kualitet. Gjërat shkojnë mirë kur skuadra fiton, kur nuk ndodh ka zëra. Grupi është bashkë, jemi të gjithë shokë dhe shumë të bashkuar. Le të vazhdojmë kështu. Përgjegjësia duhet, shpresoj të marr sa më shumë minuta në Kombëtare, që të marr besim te vetja".

Lexo më tej: “Për miqësoren me Italinë telefonova Dukën”: Reja ankohet për mungesat e shumta dhe flet për rinovimin

ASLLANI NË MBËSHTETJE TË TEKNIKUT REJA

Në fund, Asllani ka dalë hapur në mbështetje të teknikut Reja. Mesfushori shpreson që 77 vjecari të qendrojë në krye të skuadrës: "Shpresojmë të bëjmë mirë, të ndihmojmë trajnerin, t’i japim besim atij dhe t’i fitojmë këto dy ndeshje. Kjo mund të jetë Shqipëria më e fortë, pasi kemi lojtarë të fortë dhe teknikë. Shpresoj t’i bëjmë të lumtur të gjithë tifozët - tha Asllani-. Shorti i Euro 2024? Kemi shumë shanse të kalojmë”. Kombëtarja shqiptare ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Italinë dhe Armeninë, që do të luhen në stadiumin “Air Albania” respektivisht më datat 16 dhe 19 nëntor.

https://youtu.be/rVwzViU3D_E

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI