Flash

WhatsApp përditëson politikën e privatësisë

Lapsi.al 14 November 2022
WhatsApp përditëson politikën e privatësisë

WhatsApp ka përditësuar politikën evropiane të privatësisë për t'i hapur rrugë veçorive të reja.

Një përditësim i mëparshëm i politikës së privatësisë së WhatsApp-it ishte tepër i diskutueshëm dhe çoi në raportime se po i jepte informacion privat kompanisë mëmë Meta. Për këtë arsye platforma u detyrua të vononte lëshimin e tij. Gjatë gjithë kohës, WhatsApp këmbënguli se dhe se nuk do t'i jepte të dhëna Metës. Por, pranoi se kishte dështuar të komunikonte detajet e politikës siç duhet me përdoruesit.

Ai tha këtë herë se përditësimet kishin për qëllim vetëm të hapnin rrugë për veçori të reja dhe nuk do të çonin në ndonjë ndryshim në mënyrën se si funksionon WhatsApp. "Ne po presim me padurim të sjellim veçori të reja këtë vit. Do u japim njerëzve në rajonin evropian më shumë informacion se si ata punojnë në një mënyrë mbrojtëse të privatësisë”, tha një zëdhënës. “Këto veçori nuk ndryshojnë mënyrën se si ne e operojmë shërbimin WhatsApp. Gjithashtu edhe mënyrën se si mbrojmë informacionin tuaj personal, kudo që të jeni në botë.”

Ndryshimet e reja kryesisht lidhen me katër veçori: mjetin e ri të komuniteteve, avatarët dhe biznesin në WhatsApp. Kompania theksoi se ato veçori janë kryesisht opsionale. Përdoruesit mund të shmangin aktivizimin e tyre ose bashkimin me komunitetet nëse dëshirojnë./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Shenjat më të papjekura të zodiakut

Dashi Dashi, njihet si bebja e zodiakut dhe jo vetëm se është shenja e parë e horoskopit, por sepse udhëhiqen nga pasioni, veprimi dhe impulsiviteti. Ata do ...

14:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI