Flash

Xi Jinping: Takimi me Biden ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës

Lapsi.al 14 November 2022
Xi Jinping: Takimi me Biden ka tërhequr vëmendjen e të

Udhëheqësi kinez Xi Jinping tha se bota po i kushton vëmendje takimit të lartë mes tij dhe presidentit amerikan Biden, shkruan CNN.

“Aktualisht marrëdhënia Kinë-SHBA është në një situatë të tillë që e gjithë vëmendja e botës është tek ne,” tha presidenti kinez. “Si udhëheqës të dy vendeve kryesore, ne duhet të përcaktojmë kursin e duhur për marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën.

Ne duhet të gjejmë drejtimin e duhur për marrëdhëniet dypalëshe për të ecur përpara dhe ta forcojmë marrëdhënien”, shtoi ai, duke folur përmes një përkthyesi.

“Bota pret që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të trajtojnë siç duhet marrëdhëniet mes vendeve.”

Takimi ynë ka tërhequr vëmendjen e botës, kështu që ne duhet të punojmë me të gjitha vendet për të sjellë më shumë shpresë për paqen botërore dhe besim më të madh në stabilitetin global”, tha udhëheqësi kinez.

Xi tha se ishte i gatshëm të kishte një bisedë “të sinqertë dhe të thellë” të pikëpamjeve me Biden për çështjet me rëndësi strategjike në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe për çështjet kryesore globale dhe rajonale.

Të këshilluara

Sllovenia zgjedh presidenten e parë femër

Sllovenia zgjodhi të dielën një avokate si presidenten e parë femër të vendit. Natasa Pirc Musar është një gazetare dhe avokate e cila garoi si e pavarur në kët...

09:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI