Flash

Babai i Ramazan Rrajës i çon një mesazh shefit të policisë

Lapsi.al 15 November 2022
Babai i Ramazan Rrajës i çon një mesazh shefit të

Pas ndalimit nga policia e Tiranës të të riut Ramazan Rraja (nipi i deputetit të PS Rrahaman Rraja) dhe bllokimit të makinës së blinduar me të cilën po qarkullonte, ka folur për mediat babai i tij.

Xhelal Rraja ka deklaruar se djali i tij nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, teksa shton se makina është në emrin e tij dhe se ai është i autorizuar që të qarkullojë me mjet të blinduar.

Më tej ai thotë se ka kërkuar informacion në Drejtorinë e Policisë së përse e kanë shoqëruar të birin, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, ai i është drejtuar me një thirrje kreut të policisë Kriminale Neritan Nallbati, duke i thënë se nëse ka diçka personale me të, ta vazhdojë personale dhe të mos merret me shtetin.

“Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar. Pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar? Makinën e kam unë me letra. I bëj thirrje atij zotërisë nëse ka gjë personale me mua, të vazhdojë personale. Të mos vazhdojë me shtetin, kaq kam”. Kështu është shprehur për mediat Xhelal Rraja.

Lexo më tej: Policia ndalon Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS (FOTO) 

Të këshilluara

Moti për ditën e nesërme: Shi e shtrëngata

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin tonë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije ...

13:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI