Flash

“I kishim bërë kontratën Haaland": arkitekti i Napolit Giuntoli tregon prapaskenën e bujshme dhe ndryshimet që solli

Lapsi.al 15 November 2022
“I kishim bërë kontratën Haaland": arkitekti i Napolit

Cristiano Giuntoli, arkitekti i një Napoli deri tani spektakolar, ka një keqardhje të madhe. Drejtuesit italian nuk i ka kaluar ende dëshpërimi për dështimin e mundësisë për të marrë Erling Haaland. Giuntoli ka shpjeguar ndërkohë se si u ndërtua Napoli vezullues i parë deri tani këtë sezon: "Përkushtim, kompetenca dhe guxim. Ka një projekt këtu. Pas Covid kuptuam se duhej të fillonim një cikël të ri. Fatura e pagave ishte e paqëndrueshme përballë një situatë që kishte reduktuar çdo burim ekonomik”. Kvaratskhelia ishte padyshim një nga goditjet më të mira: "Ne e kishim ndjekur që nga koha e Ancelottit, por Rubin Kazan na kishte kërkuar 30 milionë euro. Më pas lufta ndryshoi vlerësimin dhe ne dolëm përsëri në skenë kur Khvicha ishte transferuar te Dinamo Batumi".

Dhe pastaj sigurisht Kim, mbi të cilin ka pezull një klauzolë në kontratë: "E vlefshme vetëm për vendet e huaja - shpjegon drejtori sportiv i Napolit për Corriere dello Sport -. Nuk ka vlerë fikse, varet nga variabla si xhiroja e çdo blerësi. Dhe në çdo rast, po ai mund ta ushtrojë vetëm në një afat 15-ditor, të caktuar për korrikun e ardhshëm. E gjithë kjo teorikisht, duke qenë se në praktikë parashikohet t’i ridiskutojmë ato terma".

Nuk duhet harruar Luciano Spalletti, kontrata e të cilit skadon në qershor: "Ka një harmoni totale me të, ai merr pjesë aktive në ndërtimin e ekipit. Rinovimi? Klubi ka një opsion në favor të tij edhe për një vit".

Në fund, Giuntoli rrëfen një prapaskenë nga merkato, që e bën të ndihet ende sot keq: "Haaland. Ne kishim bërë tashmë kontratën me Salzburg, me marrëveshjen për të paguar klauzolën prej 25 milionë euro. Më pas ai zgjodhi Borussia Dortmund dhe ne u orientuam te Osimhen, i cili për ne ishte i barabartë me norvegjezin”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI