Flash

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Lapsi.al 15 November 2022
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Lista Serbe - e vlerësuar si partia kryesore e serbëve në Kosovë - tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura për katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryetarët e këtyre komunave - që të gjithë nga Lista Serbe - dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.

Lista Serbe tha të martën se as subjekti, as qytetarët që e mbështesin atë - “mbi 95% e të cilëve janë në këto zona” - nuk do të dalin në zgjedhje.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, nga 31.533 votuesit që kanë marrë pjesë në katër komunat në veri, 28.517 kanë votuar për Listën Serbe.

Misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian ka thënë atëbotë se “Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës” dhe, sipas tij, ka pasur “raste të kërcënimit dhe presioneve” mbi votuesit.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se pas dorëheqjes së kryetarëve, komunat duhet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

“Afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor, 2022”, bëri të ditur KQZ-ja.

KQZ-ja, po ashtu, tha se ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve, i cili kap vlerën e mbi 556 mijë eurove.

Petkoviq: Zgjedhjet në veri, të destinuara për të dështuar

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se këto zgjedhje janë të destinuara për të dështuar.

Ai tha se ato janë “një përpjekje e re e Prishtinës për të pushtuar” veriun e Kosovës, “duke u fshehur pas një lloj procesi zgjedhor”.

“Kjo është edhe një dëshmi se Prishtina asnjëherë nuk ka dashur bashkëpunim institucional me serbët e Kosovës, por, përkundrazi, është munduar të zbatojë dhe rrumbullakojë idenë e saj për Shqipërinë e madhe dhe t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre shekullore”, tha Petkoviq, duke mos ofruar asnjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.

“Zgjedhjet për komunat serbe, pa serbë dhe popullin serb, nuk kanë kuptim dhe si të tilla janë të destinuara për të dështuar”, tha Petkoviq përmes një komunikate për media.

Në një anketë që ka bërë Radio Evropa e Lirë me disa qytetarë në Mitrovicën e Veriut, më 11 nëntor, ata kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Përveç kryetarëve të katër komunave, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe serbë të tjerë të veriut - nga niveli lokal deri në atë qendror.

Të mbështetur nga Beogradi zyrtar, ata kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Me këtë plan parashihet që makinat me targa të tilla të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës, deri më 21 prill të vitit të ardhshëm.

Serbia kundërshton, duke këmbëngulur në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur zbatimin e planit më 1 nëntor, me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për ta shtyrë atë, për shkak të rrezikut të tensioneve./REL/

Të këshilluara

Tiranë, 45-vjeçari rreh gruan dhe kunatën

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe kunatës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ...

18:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI