Flash

Lukaku, rezonanca i hap rrugën për Katar: sulmuesi u nis me Belgjikën për grumbullimin në Kuvajt

Lapsi.al 15 November 2022
Lukaku, rezonanca i hap rrugën për Katar: sulmuesi u nis me

Hapet drita jeshile për Romelu Lukaku në Botërorin e Katarit. Rezonanca magnetike, të cilës sulmuesi i Interit iu nënshtrua, tregoi një përmirësim të gjendjes së tij. I rikuperuar nga dëmtimi në bicepsin femoral në kofshën e majtë, Big Rom tani është përfshirë në skuadër nga trajneri i Belgjikës Martinez. Sulmuesi është nisur me pjesën tjetër të grupit për në kampin stërvitor në Kuvajt.

Një kontroll i mëtejshëm duhet të kryhet 48 orë përpara fillimit të Botërorit, pas seancave të para stërvitore në fushë. Lukaku me siguri do të mungojë në miqësoren e së premtes kundër Egjiptit. Ai do të humbasë edhe debutimin e Belgjikës në Kupën e Botës, të mërkurën më 23 nëntor kundër Kanadasë. Ka besim brenda stafit mjekësor të Djajve të Kuq se lojtari mund të luajë gjatë eventit.

Lexo më tej: Belgjika zbulon ekipin e Botërorit, Martinez thërret Lukaku e Hazard: Katar 2022 Origi do ta shohë nga divani

Pas dëmtimit të 28 gushtit dhe mungesës së gjatë në fushë, Lukaku u rikthye në fushë vetëm në fund të ndeshjes së Champions League kundër Viktoria Plzen. Për Lukaku edhe pak minuta në kampionat kundër Sampdoria, para se të dëmtohej përsëri. Belgu pastaj u rikthye në shtëpi në marrëveshje me Interin për t'u vënë në dispozicion të stafit mjekësor të Belgjikës. Në Katar kushtet e tij do të vlerësohen dita-ditës. Trajneri Martinez shpreson të jetë në gjendje të besojë tek ai të paktën për 1/8 e finaleve. Belgjika kërkon të përmirësojë daljet e fundit në turne madhorë, por me gjendjen e Lukaku dhe formën e Hazard, do jetë e vështirë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI