Flash

Meta paralajmëron Ramën: Shumë shpejt përballë drejtësisë

Lapsi.al 15 November 2022
Meta paralajmëron Ramën: Shumë shpejt përballë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Ramës sot për akuzat se ishin “prodhim i tërbimit të non-gratave dhe spiunëve”.

“Krenari si inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve të tij mafioze. Kështu do përfundojë kjo histori, me disa bedela. Dhe të gjitha historinë e mashtrimeve atje do përfundojë. Kam një mesazh për çdo punonjës në administratë; të jenë të kujdesshëm, të ruajnë integritetin, mos t’i binden urdhrave që i komprometojnë në shkeljen e ligjit. Pasi Edi Rama e ka zgjidhur problemin e tij, ai do të jetë shumë shpejt përballë drejtësisë. Mesazhi i 12 nëntorit ishte i qartë. Ai është fillimi i asaj stuhie demokratikë që ka nisur në Shqipëri dhe që do i japë përgjigje pinjollit të Kristaqit, Kolekëve që mendua të instalonin regjimin. Sidomos duke nisur nga 25 korriku, është e krijimit të Partisë së Lirisë.”. Kështu u shpreh ditën e sotme Ilir Meta komenteve të Edi Ramës.

Lexo më tej: Akuzat për portin e Durrësit/ Rama: Tërbim i ‘non gratave’ dhe spiunëve 

Lexo më tej: ‘Rama në krye të aferës në Durrës’/ Meta: Rrezikohet të mbetemi pa port mallrash 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI