Flash

Milan nuk zhbllokon rinovimin, babai i Leao paralajmëron: "Chelsea, Barça e Real? Po vlerësojmë gjithçka"

Lapsi.al 15 November 2022
Milan nuk zhbllokon rinovimin, babai i Leao paralajmëron: "Chelsea,

Rinovimi i Rafael Leao me Milan nuk po zhbllokohet. E tashmë kanë mbërritur edhe fjalët e babait të lojtarit për t'i shtuar akoma më shumë presion çështjes. Në një intervistë për Record, Antonio Leao ka thënë mjaftueshëm për të trembur kuqezinjtë: "Interesi i Chelsea? Deri në skadencën e kontratës në 2024, do të kujdesemi për gjithçka. Jo domosdoshmërisht duhet të përfshihen Chelsea, Barcelona apo Real Madrid". Në mes është edhe mosmarrëveshja me Sporting Lisbona ku portugezi është dënuar të paguajë rreth 20 milionë euro: “Po punojmë”.

Kontrata e Leao skadon në 2024 me Milan, por koha po mbaron. Maldini dhe Massara duan ta mbyllin brenda pak javësh, por duhet të bëjnë llogaritë me arkën e klubit dhe tavanin e pagave. Vullneti i lojtarit është të qëndrojë, por duhet gjetur akordi për pagën. Kërkesa është për 7 milionë euro, kuqezinjtë mund të shkojnë deri në 5.5. Këtu luhet ndeshja.

Lexo më tej: Cassano, i fyen të gjithë: “Leao nuk është fenomen, e ka by**ën në kokë”

Babai i Leaos konfirmoi gjithashtu se djali i tij është ambjentuar mirë në Itali: "Ai e adhuron të qendrojë në Itali. Ai ka një parapëlqim për italianët, atë që portugezët nuk e kanë për të. Ai fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A vjet. Jo sepse ishte i bukur... por thjesht sepse është më i miri”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI