Flash

VIDEO/ Sulmohet me bojë piktura e Gustav Klimt në Vjenë

Lapsi.al 15 November 2022
VIDEO/ Sulmohet me bojë piktura e Gustav Klimt në Vjenë

Aktivistët e mbrojtjes së klimës në Austri kanë sulmuar një pikturë të Gustav Klimt. Ata hodhën mbi xhamin që mbulon pikturën një lëng të zi. Anëtarët e Letzte Generation Österreich (Austria e Gjeneratës së Fundit) njoftuan në Twitter se kishin shënjestruar pikturën “Vdekja dhe Jeta” e vitit 1915 që ndodhet në Muzeun Leopold në Vjenë.

Qëllimi ishte të protestonin kundër përdorimit të karburanteve fosile nga qeveria e tyre. Pasi hodhi lëngun mbi veprën e artit, aktivisti u shty nga një roje muzeu. Një tjetër aktivist ngjiti dorën e tij në xhamin mbi pikturë. Për fat të mirë piktura nuk u dëmtua. Grupi tha se ata po protestonin kundër "shpimeve të naftës dhe gazit". Ato ata i quajnë "një dënim me vdekje për shoqërinë".

Në një video të cilën grupi e postoi në internet, dëgjohet një nga aktivistët duke bërtitur: "Ne e dimë problemin prej 50 vjetësh. Më në fund duhet të veprojmë, përndryshe planeti do të shkatërrohet". Pas sulmit, policia mbërriti në muze. Boja e zezë, të cilin aktivistët e kishin futur në një shishe me ujë të nxehtë nën rroba u pastrua nga xhami mbrojtës. Ekipi i restaurimit konfirmoi se piktura nuk ishte dëmtuar.

Hans-Peter Wipplinger, drejtori i muzeut tha se shqetësimet e aktivistëve të klimës ishin të justifikuara, "por sulmi ndaj veprave të artit është padyshim mënyra e gabuar për të arritur qëllimin e parandalimit të kolapsit të klimës". Ai i bëri thirrje grupit që të gjejë mënyra të tjera për të bërë të ditur shqetësimet e tyre. Vepra e Klimt është një pikturë vaji në kanavacë në stilin Art Nouveau. Ajo përshkruan vdekjen në anën e majtë dhe një grup njerëzish pjesërisht të zhveshur, të përqafuar në të djathtë.

Rastet e tjera

Kjo është një nga veprat më të fundit të artit e vënë në shënjestër nga aktivistët e klimës në muajt e fundit. Në Gjermani, u hodh pure patatesh në një pikturë të Claude Monet. 

Ndërsa grupi britanik "Just Stop Oil" hodhi supë me domate mbi pikturën "Sunflowers" të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës muajin e kaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërm...

20:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI