Flash

Botërori i Katar nën shenjën e Bayern Mynih: ja kampionati më i përfaqësuar

Lapsi.al 16 November 2022
Botërori i Katar nën shenjën e Bayern Mynih: ja kampionati

Një Botëror nën shenjën e Bayern Mynih. Skuadra e Nagelsmann përfaqësohet në Katar 2022 nga 17 lojtarë të thirrur nga ekipet e ndryshme kombëtare. Kampionët e Gjermanisë janë në krye të renditjes së lojtarëve të thirrur në kombëtaret e Botërorit. Pas bavarezëve janë dy fuqi të tjera në futbollin evropian: Manchester City dhe Barcelona. Skuadra e Guardiolës dhe ajo e Xavi dërgojnë 16 lojtarë në Katar, vetëm një më pak se Bayern.

Lexo më tej:FOTO/ Katar 2022, një botëror “sheikësh”: konteinerët që do të mirëpresin tifozët… me çmime të çmendura

Pak poshtë podiumit është Manchester United me 14. Djajtë e Kuq kanë lënë pas Real Madrid me vetëm një lojtar më pak, 13. Juventus është klubi më i përfaqësuar në Serie A me 11 lojtarë, ndërsa milanezët kanë nga 7. Bardhezinjtë kanë keqardhjen për dëmtimin e Paul Pogba, që do ta kishin rritur numrin në 12. Ndërkohë, numër i barabartë lojtarësh për Inter e Milan, por larg prezantimit të gjigantëve të tjerë të Europës në turneun më të famshëm në planet.

Lexo më tej: Gjermania mes mungesave dhe dy “adoleshentëve”: Flick zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022

Kampionati që ka eksportuar më shumë eksponentë në Katar është Premier League me 133 lojtarë. Podiumi kompletohet nga Spanja e Gjermania. La Liga përfaqësohet me 83 futbollistë, ndërsa Bundesliga me 77. Sigurisht që pesë kampionatet elitare do të ishin të parat për numër futbollistësh në një turne të tillë. Kështu, Italia është e katërta me 67 lojtarë nga Serie A (plus tre nga B). Në vendin e fundit të top-5 është Ligue 1 me 55 futbollistë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI