Flash

Kreu i CIA viziton Kievin, takim me Zelenskyn

Lapsi.al 16 November 2022
Kreu i CIA viziton Kievin, takim me Zelenskyn

Drejtori i CIA-s Bill Burns udhëtoi për në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij të inteligjencës të martën, sipas një zyrtari amerikan.

Burns, tha zyrtari, raporton CNN, ishte i sigurtë në Ambasadën e SHBA gjatë sulmeve me raketa ruse në të gjithë vendin, përfshirë dhe shpërthimet që tronditën kryeqytetin e vendit.

Udhëtimi i drejtorit të CIA-s në Kiev erdhi pas një takimi të hënën në Ankara, Turqi, me homologun e tij të inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin – dhe është hera e dytë e bere publike në më pak se një muaj që ai viziton Kievin.

Ndërsa ishte atje, tha zyrtari, Burns “diskutoi paralajmërimin e SHBA-së që ai i dha kreut të SVR-së së Rusisë për të mos përdorur armë bërthamore dhe përforcoi angazhimin e SHBA për të ofruar mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus”.

Presidenti Joe Biden është mbështetur shumë te Burns, një diplomat me përvojë të gjatë në Rusi, si një lajmëtar i qetë në konfliktin e vazhdueshëm.

Burns u dërgua në Ankara të hënën për të “komunikuar me Rusinë mbi menaxhimin e rrezikut, veçanërisht të rrezikut bërthamor dhe rreziqeve ndaj stabilitetit strategjik”, tha një zëdhënës i sigurisë kombëtare. Zëdhënësi theksoi se nuk ka zhvilluar negociata të asnjë lloji.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI