Flash

"Ndoshta është më mirë të lëmë gruan tënde të luajë": Tatarusanu operohet në sy, tani sheh 16/10

Lapsi.al 16 November 2022
"Ndoshta është më mirë të lëmë gruan

Titullar sa të kthehet Maignan, por investimi është investim. Ciprian Tatarusanu iu nënshtrua një operacioni në sy për të korrigjuar astigmatizmin e lartë miks nga i cili vuante. Operacioni, i kryer me teknikën "Femtolasik custom PSP", zgjati rreth një minutë dhe ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Gazzetta dello Sport intervistoi kirurgun që kreu operacionin. Dr. Angelo Appiotti siguroi se përfitimet e operacionit për portierin e Milan do të kenë një efekt pozitiv në performancën e tij: "Perceptimi i një objekti, p.sh. një goditje nga distanca, do të vijë shumë më shpejt. Kjo do të mundësojë një përgjigje më të mirë të syve/duarve. Si dhe do të reduktojë incidencën e dëmtimeve, me përgjigje më të shpejta të muskujve."

"Nuk do të ketë asnjë periudha puuze - siguroi mjeku që kishte operuar edhe Kaka në të kaluarën-. Që të nesërmen në mëngjes ai shihte shumë mirë, 16/10. Erdhi me makinë për kontroll dhe së shpejti do të niset për pushime". Me këtë ndërhyrje, Tatarusanu më mirë se mesatarja:

“Ekzaktësisht. Sigurisht nuk dua të marr merita që nuk i kam. Nëse një portier është i aftë, është pavarësisht kësaj. Mbetet një portier i mirë me avantazhin se mund të shohë më mirë”.

Interesante është edhe episodi sesi portieri i Milan e zbuloi këtë defekt: “Kisha operuar gruan e tij një vit më parë dhe gjatë një kontrolli postoperativ e kisha parë edhe atë. I thashë 'gruaja jote shikon më mirë se ti tani. Ndoshta është më mirë ta lëmë të luajë ajo' dhe gjithçka përfundoi me të qeshur. Edhe pse, kisha folur për këtë me mjekun e Milan dhe u vendos që në rastin e parë të një ndalese të bëja operacionin”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI