Flash

Përfundon hetimi ndaj Google për të dhënat e përdoruesve

Lapsi.al 16 November 2022
Përfundon hetimi ndaj Google për të dhënat e

Google ka rënë dakord për një marrëveshje prej 391.5 milionë dollarësh. Vendimi erdhi pas një hetimi se si kompania gjurmonte vendndodhjet e përdoruesve.

Një histori e Associated Press i vitit 2018, zbuloi se Google vazhdoi të gjurmonte të dhënat e vendndodhjes së njerëzve edhe pasi ata u larguan nga një gjurmim i tillë.

"Kjo zgjidhje prej 391.5 milionë dollarësh është një fitore historike në një epokë të rritjes së mbështetjes te teknologjia. Të dhënat e vendndodhjes janë ndër informacionet personale më të vlefshme që mbledh Google “,tha në një deklaratë prokurori  ,William Tong.

AP raportoi se shumë shërbime të Google ruajnë të dhënat edhe nëse përdoret një cilësim privatësie që thotë se do ta pengojë ta bëjë këtë. Hulumtimet kanë treguar se të dhënat mund të zbulojnë identitetin e një personi.

Prokurorët që hetuan  thanë se një pjesë kyçe e biznesit të reklamave dixhitale të kompanisë janë të dhënat e vendndodhjes. Google përdor informacionin e vendndodhjes për të synuar konsumatorët me reklama nga klientët e tij. Gjigandi i internetit tërhoqi 257 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar. Më shumë se 80% e tyre erdhën nga reklamat.

Megjithatë si pjesë e marrëveshjes ditën e hënë ,Google ra dakord t'i bëjë praktikat më transparente për përdoruesit. Kompania do të përfshijë më shumë informacion kur aktivizojnë dhe çaktivizojnë cilësimet e llogarisë së vendndodhjes. Gjithashtu do të informohen dhe për të dhënat që do u ruhen në website.

Të këshilluara

Shenjat më të papjekura të zodiakut

Dashi Dashi, njihet si bebja e zodiakut dhe jo vetëm se është shenja e parë e horoskopit, por sepse udhëhiqen nga pasioni, veprimi dhe impulsiviteti. Ata do ...

14:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI