Flash

Presidenti polak: Nuk ka asnjë tregues se sulmi me raketa ishte i qëllimshëm

Lapsi.al 16 November 2022
Presidenti polak: Nuk ka asnjë tregues se sulmi me raketa ishte i

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar se nuk ka “asnjë indikacion” se incidenti në Poloni të martën ishte një “sulm i qëllimshëm” ndaj vendit, sipas CNN.

“Nuk ka asnjë tregues se ky ishte një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Me shumë mundësi, ishte një raketë S-300 e prodhuar nga Rusia. Ne nuk kemi asnjë provë për momentin që ishte një raketë e lëshuar nga pala ruse,” tha ai në një mesazh në Twitter.

Duda tha gjithashtu se Polonia ishte ende duke analizuar mundësinë e nisjes së procedurës së Nenit 4 të NATO-s, por sipas tij mund të mos ishte e nevojshme.

Ai tha se nuk kishte indikacione se shpërthimi i raketës në Poloni që vrau dy persona ishte një “sulm i qëllimshëm”, duke e përshkruar atë si një incident fatkeq.

Raketa ra në fshatin rural Przewodow, i cili ndodhet rreth katër milje në perëndim nga kufiri ukrainas.

Të këshilluara

Kreu i CIA viziton Kievin, takim me Zelenskyn

Drejtori i CIA-s Bill Burns udhëtoi për në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij të inteligjencës të martën, sipas ...

09:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI