Flash

Reja zbulon kartat për Brojën, Asllanin e pret fjalën e Dukës: "Nëse rinovoj do mësoj shqipen"

Lapsi.al 16 November 2022
Reja zbulon kartat për Brojën, Asllanin e pret fjalën e

“Në pjesën e parë patëm vështirësi në krahun e Bastonit. Në pjesën e dytë e ngritëm lojën, krijuam mundësi të mira për gol. Meritonim të paktën të kishim shënuar edhe një gol. Mund të kishte shkuar rezultati. Humbja 1-3 mund të them që ishte pak e rëndë". Edoardo Reja këtë herë të paktën është i kënaqur me performancën, pavarësisht rezultatit. Tekniku mendon se ka krijuar bazat e një skuadre të së ardhmes dhe bën një krahasim sa për të treguar diferencat mes dy kombëtareve: "Nëse flasim për Pafundi, thonë që është Maradona i ri, më vjen keq që e pash aq pak minuta. Ne po punojmë me të rinjtë, kemi futur Ardijan Bajramin në fushë. Unë kërkoj vazhdimisht për lojtarë të rinj. Po punojmë gradualisht, do të vijnë edhe rezultat. Duhet të presim pak për lojtarë me peshë të madhe. Bajrami është lojtar me personalitet dhe cilësi të madhe".

VËSHTIRËSITË E BROJËS

Tekniku 77 vjecar ka zbuluar kartat edhe për Brojën, në hije për sa kohë luajti, përpara se të dëmtohej: "Për karakteristikat që ka në Itali, do të ishte pak e vështirë, në Angli është më i motivuar dhe mund të piqet më shumë, duke luajtur te Çelsi. Po të vazhdonte si te Sauthemptoni do të ishte shumë më mirë".

Lexo më tej: “I kam bërë komplemente në fund Rejas”: Mancini entuziast për provën që u vu në “skenë” në Tiranë

PREMTIMI NËSE RINOVON

Tani me kontratën ende në fuqi, Rej ka edher një ndeshje në detyrë, atë kundër Armenisë të shtunën: "Kemi folur shpesh për të ardhmen. Që kur kam filluar të punoj si trajner nuk kam firmosur kontratën e re para përfundimit të sezonit. Do të vendosë Duka në fund. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë, ai do e vlerësojë dhe do më thotë - tha italiani, duke dalë hapur -. "Unë e kam provuar, por është shumë e vështirë, të flasësh dhe të mësosh shqip. Di pak fjalë, por është shumë pak. Këtu shumë shqiptarë flasin italisht. Nuk është se vuaj shumë. Në qoftë se do të vazhdoj me Shqipërinë do të mësoj shqip" e mbylli Reja.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI