Flash

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 17 November 2022
18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Vijon të jetë në nivele të ulëta bilanci i infektimeve të reja me koronavirus në vendin tonë prej disa muajsh tashmë.

Në buletinin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se nga 518 testime të kryera, 18 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërkohë që 10 persona u shëruan.

Në spital po marrin ndihmë të specializuar 3 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

17 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 518 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki:

7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 17 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 10

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 518

Testime totale 2,004,726

Raste pozitive 332,106

Raste të shëruara 328,303

Raste Aktive 209

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150

Gjirokastër 15

Vlorë 12

Fier 10

Elbasan 5

Berat 4

Lezhë. 4

Durrës 4

Shkodër 3

Korçë 2.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI