Flash

Berisha sulmon ambasadorin britanik: Ose është racist ose i korruptuar

Lapsi.al 17 November 2022
Berisha sulmon ambasadorin britanik: Ose është racist ose i korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Berisha e fajësoi ambasadorin për shpalljen e tij non-grata nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas Berishës ambasadori ka keqinformuar qeverinë britanike. Berisha e cilësoi King-Smith si "ose racist ose të korruptuar" dhe tha se do të kërkojë të drejtën në Britani.

“Do të bëj publike shpifjet e Alastair King-Smith, që dëshmojnë se ose është racist, që nuk besoj se është se po ta di që është i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ose pastaj është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij, do të bënin të skuqej çdo njeri.

Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar 3 herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë së bashku. Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët. A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist antishqiptar, që do të përlyejë…

Ai flet për Fation Dautin që theu një derë aty. Një mbështetës i PD, i përzënë nga Britania, por pa asnjë lidhje me Sali Berishën. E kundërta është e vërtetë, unë nuk isha në kohën kur ai mbështeste PD-në. Kur ka qenë Fatjon Dauti në Mbretërinë e Bashkuar unë kam qenë kryeministër. Kanë ardhur këtu eksponentët me kryesorë për të më falënderuar për luftën kundër krimit të organizuar.

Ajo shkresë mund të dërgohej vetëm nga rruga. Ajo nuk ka emër fare të atij që e ka firmosur. Të akuzosh një njeri që më shumë se çdo gjë tjetër dhe kushdo tjetër ka bërë këtë punë, ka denoncuar. Ky është një problem, por Britania është shtet ligjor dhe unë jam falenderues ligjeve të saj, që bëjnë të mundur të gjesh të drejtën” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lubonja: Ku Rama ngjan me Putinin

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se pushteti në vend është konsumuar dhe se vendi ka nevojë për ndryshim. Ai krahasoi Ramën me presidentin rus Puti...

22:18

Basha shfaqet në panair duke blerë libra

Lulzim Basha vijon jetën private pas largimit nga drejtimi i Partisë Demokratike. Sot ai është parë në Panairin e Librit, ku është ndalur në disa stenda, si dhe...

20:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI