Flash

E vjetra në dorë të Alibeajt, Partia Demokratike hap website të ri

Lapsi.al 17 November 2022
E vjetra në dorë të Alibeajt, Partia Demokratike hap website

Partia Demokratike hap faqe të re interneti.

Pasi faqja e vjetër pd.al mbeti në dorë të grupit të rreshtuar nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike ka zgjedhur të hapë një faqe të re me adresë pdsh.al.

Në faqen e vjetër janë ende të pasqyruara aktivitetet e Bashës. Ndërkohë që faqja e re hapet me primaret që po mban PD për zgjedhjet e 24 majit.

Në strukturat e pasqyruara në faqen e re, janë institucionet e reja të PD si dhe grupi parlamentar. Ndonëse ka ende shumë deputetë që nuk i janë bashkuar Berishës, në faqe grupi parlamentar nuk përjashton askënd dhe janë të gjithë emrat e deputetëve. Përfshirë edhe ai i Lulzim Bashës.

PD prej kohësh është e përçarë. Mësimi që grupi i Enkelejd Alibeajt mori në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit duket se nuk i ka mjaftuar. Ata vazhojnë sërish të kërkojnë të marrin vulën dhe selinë e PD-së në gjykatë. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Detaji ulëritës/ Lulzim Basha vazhdon si “Kryetar i Partisë Demokratike” (FOTO) 

Lexo më tej: Njohu Alibeajn si kryetar/ PD reagon ashpër ndaj Yuri Kim 

Lexo më tej: FOTOLAJM/ Dy pamjet e PD-së sot 

Lexo më tej: Patozi: Aleanca Berisha-Meta nuk më bind, Bindja Demokratike e vetme në zgjedhje 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI