Flash

Kanceri u rikthye, Haller duhet të operohet përsëri: "Beteja nuk është fituar ende"

Lapsi.al 17 November 2022
Kanceri u rikthye, Haller duhet të operohet përsëri: "Beteja

Kalvari i Sebastien Haller nuk ka përfunduar ende. Sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili u diagnostikua me kancer në testikul verën e kaluar, do t'i nënshtrohet një operacioni tjetër. “Siç ishte planifikuar, pas kimioterapisë u morën parasysh disa mundësi – lexohet në postimin që Haller shpërndau në rrjetet sociale –. Beteja kundër kancerit nuk ka mbaruar. Do të më duhet të bëj një operacion për të hequr përfundimisht këtë tumor që më mban larg nga fusha”.

Disa rreshta të shkruara, mbivendosur mbi një foto të turbullt që të lejon të shikosh detajet më të rëndësishme. Haller duket ulur në një shtrat spitali, e silueta e tij në zbehje. Një goditje e rëndë për futbollistin që ishte rikthyer në stërvitje me Ajax, ish-klubin e tij, në fund të tetorit, tre muaj pas operacionit të parë. Rikthimi në fushë nuk dukej më dhe aq i largët, deri te lajmi i rikthimit të sëmundjes. Praktikisht kjo zeron gjithçka të bërë në muajt e fundit dhe e hedh në dëshpërim sulmuesin franko-ivorian. E bashkë me të, edhe gjithë mjedisin e Borussia Dortmund.

Lexo më tej: Pa flokë nga kimioterapia, Haller rifillon stërvitjen pas operacionit për një tumor në testikul

Haller u ble nga Ajax verën e kaluar për 35 milionë euro, me shpresën se do të mund të zëvendësonte me gola fenomenin Erling Haaland. Ai kishte spikatur me fanellën e Harkëtarëve, duke shënuar 11 gola në fazën e grupeve të sezonit të kaluar në Champions League.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI