Flash

Lista Serbe kthehet në Kuvend: Që të pengonim Kurtin të ndryshonte Kushtetutën

Lapsi.al 17 November 2022
Lista Serbe kthehet në Kuvend: Që të pengonim Kurtin të

Lista Serbe ka dalë me një sqarim pse nëntë deputetë të rinj të kësaj partie u betuan sot në Kuvendin e Kosovës. Duke zëvendësuar kështu deputetët e dorëhequr ditë më parë.

Në sqarimin e tyre, Lista Serbe ka theksuar se: “Vendimi i sotëm strategjik ka penguar drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën. Sikurse ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”.

Më tej thuhet se synimi i Kurtit dhe i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviçit ishte të votonin ndryshimet kushtetuese.

“Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviçit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe. Si dhe heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe. Apo të drejtën e përfaqësimit në institucione etj”. Kështu thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Lista Serbe është partia më e madhe serbe në Kosovë e cila ka mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar. Partia theksoi se ky vendim nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri. Proces që sipas tyre është kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit.

Lexo më tej: Betohen 10 deputetët e rinj serbë në Kuvendin e Kosovës 

Lexo më tej: Zgjedhjet në veri, zbulohet sa do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës 

Të këshilluara

Shpërdorim detyre në projektin e Durrësit

Ligji për “Investimet Strategjike në Shqipëri” përcakton shprehimisht që investitori strategjik duhet të dëshmojë 10% të kapaciteteve financiare për realizimin ...

20:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI