Flash

Spoti gjenial i Nike: Ronaldinho kundër Mbappe, pastaj... Ronaldo, në laborator sfidohen të mëdhenjtë e futbollit

Lapsi.al 17 November 2022
Spoti gjenial i Nike: Ronaldinho kundër Mbappe, pastaj... Ronaldo, në

Gjiganti i veshjeve sportive Nike, si gjithmonë, konfirmon veten si pionier në aspektin e marketingut. Mbi të gjitha për sa i përket publicitetit. Spoti i ri i kompanisë amerikane, para Kupës së Botës në Katar, ndërthur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen në një video plot efekte speciale. Aty emrat e mëdhenj të futbollit botëror nga Mbappe te Ronaldinho konkurrojnë në goditje driblime dhe truke. E gjitha për të vendosur se kush është më i miri. Një spot i përcaktuar si monumental dhe që është bërë viral.

Më shumë se një publicitet është një film i shkurtër që krahason talentet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës me lojtarët ikonë që hapën rrugën para tyre. Dhe kështu në një fushë të vetme janë Mbappè dhe Ronaldinho, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo. Dhe pastaj Davids dhe Van Dijk, De Bruyne dhe amerikania Alex Morgan. Rezultati është diçka epike, të cilën shumë përdorues e kanë quajtur tashmë një kryevepër.

Në video, ngjarjet zhvillohen në një laborator futurist zviceran. Dy shkencëtarë debatojnë se kush është më i miri mes Mbappè dhe Ronaldinhos. Nga aty erdhi ideja e "teleportimit" të të dyve në të njëjtën fushë, Footballverse, për të marrë përgjigjen përfundimtare të pyetjes. Që nga ai moment nuk reshtin ardhjet e vazhdueshme të kampionëve, me Ronaldo Fenomenin që ka mbërritur në fushë në dy versione. Me prerjen ikonike të flokëve të vitit 2002 dhe më pas ai i 1998. Nuk mungojnë holandezët Van Dijk dhe Davids dhe Cristiano Ronaldo me De Bruyne. Qarkun e mbyllin futbollistet e famshme Alex Morgan dhe Sam Kerr. Klipin brilant, pas shfaqjeve të panumërta dhe numrave marramendës, e mbyll Luis Nazario nga Lima, këtë herë në versionin aktual. Fenomeni hyn në skenë duke pyetur “Çfarë dreqin po ndodh?”.

https://youtu.be/6p4SeR3pliM

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI