Flash

U largua nga stadiumi i mbajtur nga krahët: Armando Broja lë kombëtaren e kthehet në Londër

Lapsi.al 17 November 2022
U largua nga stadiumi i mbajtur nga krahët: Armando Broja lë

Armando Broja ka lënë grumbullimin e kombëtares e ka fluturuar në Londër për tu rikthyer te Chelsea. Sulmuesi u largua nga fusha me një dëmtim në kavilje, pas një kontrasti me Verratti në fillimin e pjesës së dytë të miqësores mes Shqipërisë dhe Italisë. 21-vjeçari mori një goditje në kyçin e majtë në minutën e 50-të kundër Italisë. Armando u dërgua jashtë fushës dhe u pa me akull në kyçin e këmbës pak më vonë. Pjesën e dytë Broja e ndoqi nga stoli, ndërsa nga stadiumi doli i asistuar nga stafi mjekësor.

Armando Broja nuk do të jetë në dispozicion të Edoardo Reja për miqësoren e të shtunës kundër Armenisë. Natyrisht, do të ketë kontrolle të mëtejshme mjekësore në ditët në vijim. Chelsea shpreson se dëmtimi nuk është serioz, me departamentin mjekësor të do të vlerësojë lojtarin për ndonjë dëmtim të mundshëm në ditët në vijim. Dëmtimi edhe i Ruben Loftus-Cheek në humbjen 1-0 të Chelsea ndaj Newcastle, i shtoi një listë të gjatë në infermieri londinezëve përpara pushimit të Kupës së Botës.

Lexo më tej: Katër gola e katër shtylla: Italia triumfon me përmbysje 1-3, Shqipëria i gëzohet golit të parë historik

Në këtë listë dëmtimesh, përfshihen gjithashtu Reece James, Ben Chilwell, N'Golo Kante, Wesley Fofana, Kepa Arrizabalaga dhe Carney Chukwuemeka. Blues, megjithatë, shpresojnë që pauza gjashtë-javore për Kupën e Botës do të shohë që shumica e tyre të kthehen. Vetëm Kante nuk ka shanse të rikthehet për ndeshjen e radhës kundër Bournemouth më 27 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI