Flash

Berisha: Në 6 dhjetor protesta e opozitës, të mikpresim liderët e BE

Lapsi.al 18 November 2022
Berisha: Në 6 dhjetor protesta e opozitës, të mikpresim

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryetari Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet në 6 dhjetor.

Sipas Berishës, kjo datë është vendosur për të pritur liderët e BE-së. Pasi është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane. Para të gjithë botës.

"Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera.  Dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë. Betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit.

Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme. Po përvetësohet nga klani Rama.

Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë.

Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta.

Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre. Dhe, padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës. I cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër.

Unë këtë propozim kisha sot." 

Të këshilluara

Lubonja: Ku Rama ngjan me Putinin

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se pushteti në vend është konsumuar dhe se vendi ka nevojë për ndryshim. Ai krahasoi Ramën me presidentin rus Puti...

22:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI