Flash

FBI: Hetime për stacione policore kineze në SHBA

Lapsi.al 18 November 2022
FBI: Hetime për stacione policore kineze në SHBA

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është shprehur e shqetësuar nga raportimet se në tokën amerikane janë krijuar stacione sekrete policore të lidhura me Kinën. Në një raport të hartuar në muajin shtator nga organizata joqeveritare, Mbrojtësit e Sigurisë, është përmendur prezenca e këtyre stacioneve në shumë vende të botës, përfshirë Nju Jorkun. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, u ka thënë politikanëve se agjencia është duke monitoruar raportimet për qendra të tilla.

“Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre stacioneve. Për mua është mizore vetëm të mendoj se policia kineze do të tentonte të stacionohej në Nju Jork pa koordinim paraprak”. Kështu u shrpeh Wray.

“Një gjë e tillë shkel sovranitetin dhe standardet gjyqësore. Por, edhe procesin e bashkëpunimit mes zyrtarëve për zbatim të ligjit”. I pyetur nëse stacione të tilla shkelin ligjin amerikan, Wray ka thënë se FBI është duke “analizuar parametrat ligjorë”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka dëshmuar para Komitetit të Senatit për Siguri Kombëtare dhe Çështje Qeveritare. Sipas organizatës, Mbrojtësit e Sigurisë – me bazë në Spanjë – byrotë kineze të sigurisë kanë krijuar “stacione policore jashtë shtetit” në disa kontinente. Këto njësite është raportuar të jenë krijuar për të luftuar krimin transnacional. Dhe, për të ofruar shërbime administrative për shtetasit kinezë jashtë Kinës. Kina, në anën tjetër, ka mohuar se ka krijuar diçka të tillë.

Lexo më tej: Drejtori i CIA-s takoi Zelenskin në Kiev, Rusia bombardonte 

Të këshilluara

Elon Musk zbulon ndryshimin e ri në Twitter

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, ka konfirmuar se do të heqë kufirin prej 280 karakteresh në Twitter së shpejti. Musk ka vendosur të bëjë ndryshime thelbësore...

16:58

Nancy Pelosi deklaron dorëheqjen

Nancy Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për gati dy dekada, ka njoftuar se do të largohet nga ky rol. 82-vjeçarja ësht...

19:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI