Flash

Kurti e Vuçiç mund të takohen në Bruksel të dielën ose të hënën

Lapsi.al 18 November 2022
Kurti e Vuçiç mund të takohen në Bruksel të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, janë ftuar për një takim të nivelit të lartë në Bruksel. Kjo në kuadër të dialogut, për të arritur një zgjidhje evropiane mes tensioneve të fundit. Takimi pritet të zhvillohet të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës. Ftesa për takim është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Takimi mes palëve pritet të mbahet të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës, varësisht nga konfirmimi nga palët.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, kishte thënë se çështja e targave është një problem që duhet zgjidhur para datës 21 nëntor, (të hënën) kur hyn në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS. Prandaj, nuk ka mbetur shumë kohë për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ulur tensionet. Në BE kanë thënë se nuk janë në gjendje të flasin për agjendën në këtë moment. Përveç çështjes së targave, në këtë takim parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera. Do të kërkohet zgjidhje evropiane dhe kjo përfshin zbatimin e obligimeve që kanë marrë palët nga Brukseli.

LEXO DHE: Kurti konfirmon, Kosova po zhvillon negociata të reja për çështjen e targave

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI