Flash

Mbyllen përkohësisht zyrat e Twitter

Lapsi.al 18 November 2022
Mbyllen përkohësisht zyrat e Twitter

Twitter u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësisht dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Punëtorëve iu tha se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor, por nuk u dha një arsye për lëvizjen.

Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largoheshin, pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të firmosnin për "orë të gjata me intensitet të lartë" ose të largoheshin.

Mes të tjerash, në mesazh thuhej:

"Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose diku tjetër."

Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore.

Duket se një numër i madh punonjësish kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk i kanë pranuar kushtet e reja të Musk.

Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga firma.

Të këshilluara

Quentin Tarantino i rikthehet televizionit

Regjisori Quentin Tarantino zbuloi gjatë promovimit të librit të tij 'Cinema Speculation' se do i  rikthehet regjisë dhe produksionit për TV. Ai tha se do të sj...

15:01

Tragjedia në Rust, së shpejti dokumentar

Kineastja e "Rust" Halyna Hutchins e cila u qëllua aksidentalisht nga Alec Baldwin, do të jetë subjekt i një dokumentari të ardhshëm. Projekti është miratuar...

11:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI