Flash

Barazimi i dytë në tre ditë: pa yjet e saj, Kosova nuk mund dot as Ishujt Faroe

Lapsi.al 19 November 2022
Barazimi i dytë në tre ditë: pa yjet e saj, Kosova nuk mund dot

Barazimi i dytë brenda tre ditësh. Kosova e Alain Giresse nuk shkon më shumë se 1-1 përballë Ishujve Faroe. Pasi ndaloi 2-2 në Prishtinë me Armeninë, që sot u mund nga Shqipëria, Kosova pa yjet e saj nuk arriti të fitojë as në miqësoren me Ishujt Faroe.

Pa yjet e mëdhenj të skuadrës, tekniku francez duhet të kënaqet me një dominim në lojë. Zotërimi i topit dhe rastet e fiksuara ishin krejtësisht në anën e Dardanëve, që megjithatë nuk arritën ta zgjidhin ndeshjen. Një pjesë e parë e mirë e Kosovës, që vuri përpara kundërshtarin, që u mbrojt me kujdes. Asnjë gol megjithatë nuk prishi ekuilibrin perfekt të 45 minutave të para.

Lexo më tej: Pas 10 ndeshjesh, Shqipëria i gëzohet suksesit: Skuka e Asllani mposhtin Armeninë, Reja e mbyll me fitore

Dardanët e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 63′. Bislimi kaloi në avantazh vendasit, duke e bërë të dukej një fitore e arritur. Ishujt Faroe, deri në atë moment inekzistent në fazën ofensive, reaguan kur nuk pritej. Festa, në fakt, zgjati shumë e në minutën e 77′ miqtë barazuan shifrat. Radosavljevic shënoi një super gol për Ishujt Faroe, duke dënuar portierin Pukaj.

Lexo më tej: Kosova shpëton në shtesë: Rudhani ndaloi Armeninë, të vijë me moral të lartë në Tiranë

Kosova sigurisht ka tjetër kualitet me grupin e plotë dhe Giresse e ka të qartë. E megjithatë, dy barazime radhazi nuk është se i pëlqejnë teknikut francez. Giresse, të paktën sot, priste një tjetër përgjigje nga skuadra e tij. Me Muriqin e të tjerët, Kosova transformohet, por në kualifikuese do të jetë e vështirë dhe tekniku shpreson që të ketë sa më shumë lojtarë gati për kombëtaren. Në anën tjetër, ky ishte një test për Ishujt Faroe përpara kualifikueseve të “EURO 2024”, ku ndodhet në një grup me Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI