Flash

Elon Musk shpall referendumin për kthimin e Donald Trump në Twitter

Lapsi.al 19 November 2022
Elon Musk shpall referendumin për kthimin e Donald Trump në Twitter

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, ka nisur një referendum për platformën duke kërkuar votën pro ose kundër rikthimit të Donald Trump në rrjetin social.

Ish-presidenti amerikan u ndalua nga Twitter për shkak të trazirave në Kapitol më 6 janar 2021.

Musk kishte rehabilituar disa llogari të premten, por tha se nuk kishte marrë ende një vendim për ish-presidentin Trump.

Në rreth katër orë, mbi 5 milionë përdorues votuan pro rikthimit të ish-presidentit.

Mbështetja tek publiku dhe jo tek një organ i brendshëm mbikëqyrës për të vendosur për kthimin e Trump në Twitter, sipas kritikëve të Musk, është një zgjedhje e diskutueshme dhe e rrezikshme. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Musk do të vendosë në bazë të rezultatit të sondazhit. “Vox populi, vox dei,” postoi ai në përgjigje të një postimi në Twitter ku u kërkon përdoruesve të votojnë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI