Flash

Republika Domenikane ekstradon shqiptarin e akuzuar për trafikim njerëzor

Lapsi.al 19 November 2022
Republika Domenikane ekstradon shqiptarin e akuzuar për trafikim

Autoritetet e Republikës Domenikane kanë urdhëruar të premten e 18 nëntorit ekstradimin e shtetasit shqiptar Saimir Hysenbelliu drejt Shqipërisë, pasi kërkohet për vepra të ndryshme penale.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar dekretin presidencial numër 683-22.

Dhoma e Dytë e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë shtyu gjatë muajit maj seancën e ekstradimit të Hysenbelliut, i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Asokohe, ai refuzoi të ndihmohej nga një avokat shtetëror, pasi nuk fliste spanjisht, por avokati i tij privat nuk u paraqit në seancë, me pretendimin se kishte angazhime të tjera jashtë qytetit.

Magjistratët që e njihnin rastin e shqiptarit, i cili prej tetë vitesh banonte në vend, i rekomanduan atij të reflektonte për një avokat shtetëror.

I pandehuri deklaronte se nuk e kuptonte se për çfarë e akuzonin dhe nuk mund të mbrohej, pasi fliste vetëm gjuhën e tij amtare, “E di që kam nevojë për avokat, por le të jetë privat”.

Hysenbelliu qëndroi gjatë gjithë kësaj kohe në Njësinë e Transferimit të Sigurisë Maksimale (UTAR), në Qendrën Korrektuese dhe Rehabilituese për Burra “Najayo”.

Gjatë operacionit në vitin 2019 që angazhoi autoritete si DSA-ja amerikane apo Interpol-i dhe Europol-i do të përmbylleshin hetimet për trafikim të qenieve njerëzore me 51 të pandehur.

Mes tyre, do të rezulonte edhe Saimir Hysenbelliu.

Bëhej fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kundrejt pagesës kalonin ilegalisht shtetas shqiptarë dhe jo vetëm drejt BE-së dhe SHBA-ve.

Pagesat varionin nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA, 10 mijë paund për në Britani dhe 5-10 mijë euro për vendet e BE-s.

Në këtë grup ishin të përfshirë shqiptarë, maqedonas, bullgarë, grekë dhe italianë.

Ky grup kriminal ishte i ndërtuar në shtatë klasifikime: personat e interesuar, garantët e mbajtjes së parave, paguesi që merrte përsipër trafikimin, rezervuesit e biletave dhe akomodimeve, falsifikatorët e pasaportave e vizave, etj.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan, ku një motomjet është përplasur me një mjet të tipit furgon. Drejtuesi...

10:36

Serbia paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë braktisur institucionet e Kosovës, vazhdojnë të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë. Në këto kont...

10:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI