Flash

Shqetësime nga Kosova pas dorëheqjes së Kryeprokurorit të Hagës

Lapsi.al 19 November 2022
Shqetësime nga Kosova pas dorëheqjes së Kryeprokurorit të

Avokati i akredituar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, ka folur për dorëheqjen e papritur të kryeprokurorit Jack Smith, duke thënë se dorëheqja e tij do të shkaktojë vonesa të tjera në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Besoj se dorëheqja e tij do të shkaktojë vonesa të tjera në fillimin e këtij procesi edhe ashtu të stërzgjatur”, tha Qerkini.

Avokati tha është e pazakontë që Smith është kryeprokurori i dytë që po jep dorëheqje nga kjo detyrë në një periudhë të shkurtër.

Më tej, Qerkini tha se është e nevojshme që pasuesi i Smith t’i përmbahet standardeve profesionale.

“Deri më tani ekipi mbrojtës me të drejtë e ka fajësuar prokurorinë për zvarritjen e procesit, sepse prokuroria kishte deklaruar se ishte e gatshme për gjykim që nga qershori i vitit 2021, ndërsa ajo ende nuk i ka dorëzuar të gjitha provat tek mbrojtja, kështu që për mbrojtjen, e rëndësishme është që të vie një kryeprokuror që do t’i përmbahej standardeve profesionale dhe standardet për një gjykim të shpejtë dhe efikas, ngase në rastet kur të pandehurit janë në paraburgim, procedura duhet të zhvillohte në mënyrë të posaçme shpejtë, ndërsa deri më tani kemi parë zvarritje të pa nevojshme, të cilat kanë qenë pasojë e mospunës së prokurorisë”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

“Nuk dua të spekulojë mbi arsyet e dorëheqjes së zotit Smith, mirëpo një gjë është e sigurt, se rasti i prokurorisë nuk është i fortë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI