Flash

Zgjodhi grumbullimin jashtë Dohas për qetësi: Anglia e pëson keq, devetë lënë pa gjumë lojtarët

Lapsi.al 19 November 2022
Zgjodhi grumbullimin jashtë Dohas për qetësi: Anglia e pëson

Anglia vuan nga pagjumësia, por nuk është Irani, rivali i parë në Botëror, ai që i prish gjumin, por devetë. Në të vërtetë, kombëtarja e Anglisë zgjodhi të qëndrojë në hotelin Souq Al Wakra, 12 milje larg Dohas. Ideja ishte për t'i shpëtuar zhurmës dhe nxitimit marramendës të kryeqytetit të Katarit. Vendqendrimi luksoz, megjithatë, po rezulton larg nga të qenit i paqtë, pasi aty pranë ndodhen devetë, të cilat, në të gjitha orët e ditës dhe të natës, po shqetësojnë futbollistët me rënkime, mjaullima dhe klithma të ngjirura.

Lexo më tej: Anglia, shpërblim ‘sheikësh’ për Southgate në rast triumfi në Katar

Siç raportojnë media të ndryshme britanike, Botërori në Katar nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Anglinë. Armiku i madh i së cilës, në vigjilje të debutimit, nuk është kundërshtari, por Rummel. Kështu quhet klithma jashtëzakonisht e bezdisshme dhe karakteristike që bëjnë devetë, kafshë shumë të zakonshme në Katar. Në vendin organizator, në fakt, vlerësohet prania e rreth 85,000 ekzemplarëve. Madje sulmet e këtyre kafshëve kundër civilëve nuk janë të rralla, edhe pse ato nuk konsiderohen të egra nga natyra. Kështu, anglezët vërtetë kanë menduar për valixhen bosh të kupës, por ndoshta duhet të kishin sjellë edhe kufje për gjumin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI