Flash

Belgjika në ankth, dëmtimi nuk ikën: Lukaku nuk do të jetë në dy ndeshjet e para të grupit

Lapsi.al 20 November 2022
Belgjika në ankth, dëmtimi nuk ikën: Lukaku nuk do të

Romelu Lukaku mban Belgjikën në ankth. Sulmuesi i Interit, i rikthyer nga një dëmtim që e ka mbajtur jashtë muajve të fundit, nuk po ngre "kokë". Belgu vazhdon të ndjekë Kupën e Botës, por nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Martinez në dy ndeshjet e para. Lukaku do të humbasë si ndeshjen hapëse të së mërkurës kundër Kanadasë, ashtu dhe atë pasuese kundër Marokut. Në fakt, BigRom ka kryer vetëm punë të diferencuar në seancën e sotme stërvitore, ku përveç tij mungonte edhe Meunier. Anësori po lufton me pasojat e thyerjes së mollëzës që pësoi më 19 tetor në një ndeshje të Dortmund.

Në këtë pikë, objektivi, duke përjashtuar komplikime të mëtejshme, është që Lukaku të jetë në dispozicion për ndeshjen e tretë. Në grupin e Belgjikës, për Kupën e Botës, ajo është më e vështira në letër. Pikërisht në 1 dhjetor, Belgjika do të luajë kundër Kroacisë. Cështja nuk është vetëm për të ndihmuar kombëtaren e tij të kalojë grupin, brenda mundësive të Belgjikës. Më e rëndësishme është që ai të rikthehet në formë për fazën eliminatore, duke marrë minuta në këmbë.

Lexo më tej:Belgjika zbulon ekipin e Botërorit, Martinez thërret Lukaku e Hazard: Katar 2022 Origi do ta shohë nga divani

BELGJIKA KA NEVOJË PËR BIGROOM

Aq më tepër që Belgjika, tre ditë para Botërorit, vjen nga humbja në miqësoren kundër Egjiptit. Jo saktësisht mënyra më e mirë për t'iu qasur një kompeticioni në të cilin kombëtarja e Martinezit është thirrur të demonstrojë pjekurinë e saj. E logjikshme, në këtë kuptim, që Lukaku mund të përfaqësojë qendrën gravitacionale të një ekipi të talentuar. E megjithatë, Djajtë e Kuq kurrë në kanë qenë në gjendje të konkurrojnë për një sukses të madh. Belgjika nuk do të sforcojë kohët e kthimit, por BigRom është absolutisht i nevojshëm. Në ditët në vijim do të kuptohet se sa i afërt dhe i mundshëm është rikthimi i tij në fushë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI