Flash

Chris Hemsworth bën pauzë nga aktrimi

Lapsi.al 20 November 2022
Chris Hemsworth bën pauzë nga aktrimi

Chris Hemsworth është duke marrë pushim nga aktrimi pasi mbaroi turneun e shtypit për serialin e tij të ri dokumentar Disney+ "Limitless".

Aktoritha për Vanity Fair se pas xhirimit të episodit të fundit, i cili ka në qendër ndarjen nga jeta, ai vendosi të bënte një pushim nga karriera për të kaluar kohë me familjen. Aktori "Thor" ndan vajzën India dhe djemtë binjakë  Tristan dhe Sasha, me gruan Elsa Pataky. "Bërja e një episodi mbi vdeekjen më bëri të mendoja, 'O Zot, nuk jam ende gati të shkoj'," tha ai. “Dhe pastaj fillon të flasësh për fëmijët dhe familjen dhe të thuash;“O Zot, ata po rriten, dhe unë vazhdoj të bëjë filma”.

Chris shpjegoi, "Me të vërtetë nxiti diçka tek unë që të dëshiroja të marr pak kohë. Dhe që kur mbaruam shfaqjen, unë kam përfunduar gjërat për të cilat kam nënshkruar." "Tani kur të mbaroj këtë turne këtë javë, do të shkoj në shtëpi. Do rri me fëmijët, me gruan time."

Në serinë me gjashtë pjesë, Hemsworth teston kufijtë e tij fizikë dhe mendorë ndërsa eksploron se si të luftojë plakjen dhe të zgjasë jetën.Gjatë xhirimit, ai mësoi se  ka 8 deri në 10 herë më shumë gjasa se një individ mesatar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Në episodin e pestë, aktori takohet me mjekun Dr. Peter Attia dhe i nënshtrohet një sërë testesh gjenetike.

"Ne kemi marrë çdo test gjaku që mund të bëhet," i thotë Attia Hemsworth . "Dhe ju keni dy kopje të APOE4. Një grup nga nëna juaj dhe një grup nga babai juaj". " Ideja se nuk do të jem në gjendje të kujtoj jetën që kam përjetuar. Të kujtoj  gruan time, fëmijët e mi, është ndoshta frika ime më e madhe”, tha Chris në episod./Lapsi.al

Marrë nga: FoxNews

Të këshilluara

Don Xhoni gjobitet për armëmbajtje pa leje

Xhonatan Isufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni është sërish në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai është gjobitur me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje. R...

14:36

Mbyllen përkohësisht zyrat e Twitter

Twitter u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësisht dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Punëtorëve iu tha se zyrat...

18:18

Quentin Tarantino i rikthehet televizionit

Regjisori Quentin Tarantino zbuloi gjatë promovimit të librit të tij 'Cinema Speculation' se do i  rikthehet regjisë dhe produksionit për TV. Ai tha se do të sj...

15:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI