Flash

Igli Tare, një serb si dhëndër: "Nëse do kisha vajzë, do e martoja me Milinkovic"

Lapsi.al 20 November 2022
Igli Tare, një serb si dhëndër: "Nëse do kisha

Igli Tare përtej kufijve apo ndasive, qofshin këto edhe politike. Që drejtori sportiv i Lazio Tare është një adhurues i madh i Milinkoviç-Savic kjo dihej. Por "adhurimi" i shqiptarit për mesfushorin kalon fushën e futbollit. Tare shkon deri aty sa do të dëshironte ta kishte edhe dhëndër serbin, nëse do të kishte një vajzë, për ta martuar me të.

Lexo më tej: “Kanceri i Lazios, copa m**i, duhet të vdisni”: kërcënime për jetën Igli Tares e të birit

"Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur - tha Tare -. Pas tetë vitesh në klub, ai është një person i rëndësishëm për ne. E jo vetëm si një futbollist. Kjo është ajo që unë vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një njeri i përulur. Ai nuk ka qenë kurrë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe si lojtar është diçka tjetër... Ai mund të bëjë edhe më mirë," shpjegoi drejtori i Lazios për Mozzartsport.

Lexo më tej: “Tifoz i Milan që fëmijë”: Igli Tare, milanisti që refuzoi Maldinin

Shqiptari pastaj shkon edhe më larg, duke konfirmuar raportin e ngushtë të vlerave me Milinkovic-Savic: "Nëse do të kisha një vajzë, do ta martoja me të. A jam mjaft i qartë?", përfundoi ai.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI