Flash

Katar 2022, ceremonia e inaugurimit me fantazinë e Balich: "Shfaqja katariote do të surprizojë Fifa-n"

Lapsi.al 20 November 2022
Katar 2022, ceremonia e inaugurimit me fantazinë e Balich: "Shfaqja

Italia nuk do të jetë në Katar me kombëtaren e tyre, por në ditën e debutimit dy prekje italiane nuk do të mungojnë. Daniele Orsato do të arbitrojë ndeshjen inauguruese Katar-Ekuador. Ndërsa, ceremonia e hapjes që do të zhvillohet në stadiumin Al Bayt, ka firmën e Marco Balich. Drejtori kreativ italian prej dekadash organizon ngjarjet që hapin dhe mbyllin Lojërat Olimpike.

Në Katar, ai siguron se do të jetë një shfaqje "me të cilën FIFA nuk është mësuar" e që nuk do të driblojë çështjet e të drejtave të njeriut: "Nuk mund ta prish surprizën, por sigurisht që do të ketë vëmendje dhe përgjigje për të gjitha çështjet që po diskutohen tani. Nuk ka të bëjë me faktin për të kënaqur Perëndimin, por për të qenë platforma në të cilën Azia dhe bota perëndimore të takohen komod. Besoj se do t'i keni përgjigje për të gjitha kritikat dhe çështjet që janë ngritur”.

Balich shpjegon për Associated Press se si mori direktivat nga Emiri Tamim bin Hamad Al Thani: "Mesazhi dhe përmbajtja e shfaqjes u mbikëqyrën personalisht nga lideri i vendit. Ata duan të flasin për multikulturalizmin, duke pranuar konceptin e diversitetit. E për tu bërë një hapësirë nën flamurin e paqes”.

Katari "nuk ka pasur frikë të investojë në cilësinë artistike". E megjithatë, spektakli që do t'i paraprijë ndeshjes hapëse, pavarësisht pranisë së "aktorëve dhe artistëve të famshëm", nuk do t'i ngjajë Super Boël. “Ceremonia ka vërtetë një përmbajtje për Katarin”, siguroi Balich. Italiani do të organizojë edhe ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës, e planifikuar për në 18 dhjetor. Ajo do të jetë “më pak e rëndësishme për nga përmbajtja. Do të duket më shumë si një festë e turneut – përfundoi ai –. Me vetëdijen se vëmendja për finalen është pothuajse gjithmonë te dy skuadrat që marrin pjesë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI