Flash

Raportohet edhe për tre të vrarë në protestat në Iran

Lapsi.al 20 November 2022
Raportohet edhe për tre të vrarë në protestat në Iran

Forcat iraniane të sigurisë qëlluan për vdekje të paktën tre persona në provincën perëndimore të Kurdistanit. Kjo u regjistrua në protestat e fundit të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Organizata për të Drejtat e Njeriut, Hengaw, me bazë në Norvegji tha më 19 shtator se tre persona u vranë në qytetin Divandarreh – pjesë e rajonit kurd të Iranit – ku protestat lidhur me vdekjen e Aminit kanë qenë më të mëdhatë.

Gjatë muajit të kaluar raportohet për dhjetëra persona të vrarë në protestat në Iran. Në fillim të kësaj jave, Irani shqiptoi dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta.

Protestat kundër establishmentit klerik të Iranit shpërthyen dy muaj më parë. Kjo ndodhi pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe. E reja u arrestua nga policia e moralit për, siç u tha, shkelje të rregullave të hixhabit.

Autoritetet thonë se Mahsa Amini humbi jetën nga sulmi në zemër. Familja e saj dhe iranianë të tjerë besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia. Raportohet se protestat janë përhapur në 140 qytete dhe qyteza të Iranit dhe se janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike në më shumë se dhjetë vjet.

Së paku 326 protestues, përfshirë 43 fëmijë dhe 25 gra, u vranë nga dhuna e forcave të sigurisë, tha Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran.

Udhëheqësit e Iranit i kanë cilësuar protestat si “trazira” të nxitura nga armiqtë e huaj të vendit. Hixhabi – mbulesa e kokës që vishet nga gratë myslimane – është i detyrueshëm që të vishet në publik nga gratë dhe vajzat iraniane nga mosha 9-vjeçare./ REL

Të këshilluara

Kryeministri britanik Sunak viziton Kievin

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak të shtunën bëri vizitën e tij të parë në Kiev. Ai u zotua të vazhdojë mbështetjen e fortë për Ukrainën. Kjo gjë ishte në ...

20:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI