Flash

Katar 2022/ Vendoset rekordi në Angli-Iran, 27 minuta shtesë: ja motivi për ndeshjen që zgjati 117 minuta

Lapsi.al 21 November 2022
Katar 2022/ Vendoset rekordi në Angli-Iran, 27 minuta shtesë: ja

Dy kohë të rregullta dhe... dy shtesë. Rikuperimi në Angli-Iran, 14+10, që më pas u bë 13 për shkak të penalltisë me VAR në minutën e 124, hyri në histori. Jo vetëm të Botërorit, por edhe në përgjithësi të futbollit. Protagonist absolut ishte arbitri brazilian Claus, i detyruar në një zgjatje të paprecedentë të pjesës së pare. Shkak u bë dëmtimi i rëndë i portierit iranian Beiranvand. E, në pjesën e dytë, i shtoi edhe 10 minuta të tjera lojës, mes zëvendësimeve dhe (pak) ndërprerjeve të lojës.

Kuriozitetet e ndeshjes Angli-Iran nuk mbarojnë këtu. Irani në fakt ka përdorur gjashtë zëvendësime. Ky numër lejohet nga rregullorja kur një lojtar ka një "traumë në kokë" të konfirmuar nga mjekët dhe me video pas një dëmtimi. Në rastin konkret, siç u përmend, ishte goditja e rëndë që e detyroi Beiranvand të largohej nga fusha pas 20'. Megjithatë, rekordi për portierin e zëvendësuar më shpejt në një Botëror, i përket argjentinasit Pumpido. Ai doli nga fusha pas 11' në Argjentinë-BRSS në Itali '90.

Lexo më tej: FOTO/ Dëmtim i tmerrshëm në fytyrë për Beiranvand: portieri i Iranit përplaset me mbrojtësin e tij

Nga ana tjetër, është për rekord goli i shënuar nga Jude Bellingham, lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që shënon në një Botëror. Nuk ka të njëjtin sukses Rashford, që shënoi 26 sekonda pasi hyri në fushë. Anglezi duhet të kënaqet me vendin e dytë pas danezit Ebbe Sand që shënoi pas 16" në Danimarkë-Nigeri 4-1 (1998).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI