Flash

Messi, një foto frikëson Argjentinën: "Shansi i fundit për ëndërrën"

Lapsi.al 21 November 2022
Messi, një foto frikëson Argjentinën: "Shansi i fundit

Fotoja e kaviljes së fryrë, u bë virale në internet disa orë nga debutimi i Argjentinës në Kupën e Botës. Dyshimi mbi prezencën e Lionel Messi në ndeshjen e parë në Katar, kundër Arabisë Saudite, bëri të dridhej një vend i tërë. Por Pleshti do të jetë gati për debutimin e kombëtares së tij në kampionatin botëror. Këtë e bëri të ditur vetë sulmuesi i PSG-së në konferencën për shtyp: “Nuk kam asnjë problem fizik, ndihem mirë fizikisht. Vij në këtë Botëror në një moment të mrekullueshëm, edhe nga pikëpamja personale. Dikush tha se isha stërvitur veçmas, sepse kisha marrë një goditje. Por nuk ishte asgjë për t'u shqetësuar”.

Lexo më tej:“Fitorja është një gjendje mendore”: Messi e CR7 i habisin të gjithë, postojnë foton në të njëjtin moment

Ylli më i shndritshëm i Albiceleste ka rikuperuar nga mbingarkesa e pulpës. Dëmtim që sulmuesi e kishte pësuar para ndeshjes së fundit të Paris Saint-Germain. Messi punoi normalisht sot me grupin e Lionel Scaloni dhe nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit. Pleshti mund të nisë kështu tentativën e parë drejt të vetmit trofe që i mungon në palmares: "Dallimi me herët e tjera - deklaroi Messi - është se këtë herë ne nuk jemi në turne pasi kemi luajtur shumë ndeshje me klubet. Do të jetë Botërori im i fundit. E për këtë arsye mundësia e fundit për ta realizuar ëndërrën time të madhe”.

Argjentina do të zbresë në fushë të martën në Lusail Stadium në orën 11 me orën lokale. Ndeshja hapëse e Grupit C kundër Arabisë Saudite është një start i butë për Selección. Dy ndeshjet e tjera të grupit do të jenë më të vështira për Messi e të tjerët. Në grup me Argjentinën janë edhe Polonia e Lewandowskit dhe Meksika.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI