Flash

Përplasja, BE ragon ndaj Albin Kurtit: Nuk kemi hequr dorë nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Lapsi.al 21 November 2022
Përplasja, BE ragon ndaj Albin Kurtit: Nuk kemi hequr dorë nga

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas deklratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kurti tha se Borrell ka hequr datën që ishte vendosur për normalizim të marrëdhënieve, që ishte marsi i vitit 2023.

Sakaq Peter Stano u shpreh se çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është i pasaktë.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është i pasaktë. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht pas këtij propozimi dhe inkurajon dyja palët që të bien dakord me tekstin, sapo të jenë të gatshme t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë të afta të pranojnë zgjidhjet evropiane. Tani është thelbësore që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, e kërkohet veprim i menjëhershëm nga dyja palët – Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave e Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Nuk mund të ketë negociata për normalizimin me kërcënim aktual të dhunës”, ka thënë Stano, raporton N1.

Në rrjetin e tij social Twitter Peter Stano shkruan "Unë do të informoj Shtetet Anëtare, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ.",

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në 'Transballkaniken' e Vlorës. Burime bëjnë me dije se një prej mjeteve të përfshira...

19:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI