Flash

Shiriti ylber, shtatë kombëtare heqin dorë: "Fifa ka kërcënuar me kartona të verdhë"

Lapsi.al 21 November 2022
Shiriti ylber, shtatë kombëtare heqin dorë: "Fifa ka

Tërheqje sensacionale për "shiritin ylber" në Katar 2022. Në një deklaratë të përbashkët, Anglia, Uellsi, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Zvicra kanë njoftuar se nuk do ta mbajnë gjatë Kupës së Botës. Një vendim i vuajtur dhe i detyruar nga qëndrimi i ashpër për këtë cështje nga FIFA. Ata kanë bërë të ditur se kanë ndërmend të ndëshkojnë me kartona të verdhë kapitenët që nuk respektojnë rregulloren në fushë. "FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë mbajnë shiritin në fushë. Si federata kombëtare, ne nuk mund t'i vendosim lojtarët tanë në një pozicion ku ata mund të jenë subjekt i sanksioneve. Kështu që ne kemi kërkuar nga kapitenët të mos tentojnë të mbajnë shiritin One love gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës".

"Ne ishim gati të paguanim gjoba, por nuk mund t'i vendosim lojtarët në një pozicion për t'u ndëshkuar. Apo edhe ndoshta për t'u detyruar të largohen nga fusha. Ne jemi shumë të frustruar nga vendimi i FIFA-s, lojtarët dhe trajnerët tanë janë të zhgënjyer. Ata janë mbështetës të fortë të përfshirjes dhe do të tregojnë suportin e tyre në mënyra të tjera."

KRAHU I HEKURT

FIFA, pra, fiton krahun e hekurt me ekipet kombëtare evropiane, që synonin të protestojnë kundër stereotipeve dhe diskriminimit të homoseksualitetit në Katar. Ata kishin menduar ta bënin përmes simbolit të gjithëpërfshirjes së shiriti ylber. Për ta bërë këtë, FIFA duhej të përdorte “forcën”, duke iu përmbajtur rregullores. Sipas saj, lojtarët mund të veshin vetëm veshje zyrtare dhe aksesorë të furnizuar nga FIFA gjatë garës.

Një rregull që nuk lejon përjashtime dhe që në rast shkeljeje parashikon ndëshkim në fushë me karton të verdhë. Situatë që ka detyruar kombëtaret europiane të bëjnë një hap prapa. Edhe pse ishin zotuar të mbanin shiritin “One love” dhe që tashmë do të vazhdojë të shkaktojë shumë diskutime. “Kjo bie ndesh me frymën e sportit tonë që bashkon miliona njerëz”, deklaroi e para Federata Holandeze. Një mendim që shpreh konsideratën e të gjitha kombëtareve të tjera.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI