Flash

Zelenski: Rusia ka hedhur rreth 4.700 raketa në Ukrainë

Lapsi.al 21 November 2022
Zelenski: Rusia ka hedhur rreth 4.700 raketa në Ukrainë

Ushtria ruse ka hedhur rreth 4.700 raketa në objektivat ukrainase, që nga fillimi i pushtimit në shkurt, tha presidenti Volodymyr Zelensky më 20 nëntor.

“Qindra qytetet tona janë djegur praktikisht, mijëra njerëz janë vrarë, qindra mijëra janë deportuar në Rusi”, tha ai në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Vendeve Frëngjishtfolëse (OIF).

Sidomos muajin e fundit, Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës kritike, dhe janë rritur shqetësimet për furnizimin me energji elektrike të Ukrainës. Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

Koreja e Veriut: Guterres, kukull e SHBA-së

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, duke e quajtur atë një kukull të SHBA-së. ...

09:33

Analiza/ Pse po hesht Angela Merkel

Në Gjermani dëgjohet zhurma e një “Heshtjeje të Madhe” që e ka të vështirë ta njohë veten. Lufta në Ukrainë po shkatërron letrat e vjetra me vlerë. Inflacioni ë...

23:18

Kryeministri britanik Sunak viziton Kievin

Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak të shtunën bëri vizitën e tij të parë në Kiev. Ai u zotua të vazhdojë mbështetjen e fortë për Ukrainën. Kjo gjë ishte në ...

20:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI