Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

DW: BE synon të frenojë migrimin e paligjshëm përmes Detit Mesdhe

Lapsi.al 22 November 2022
DW: BE synon të frenojë migrimin e paligjshëm përmes Detit

Që nga fillimi i vitit në BE kanë ardhur përmes vendesh si Libia dhe Tunizia më shumë se 90,000 vetë, njoftoi Komisioni. Kjo përbën një rritje prej më shumë se 50 për qind krahasuar me një vit më parë. Pothuajse të gjithë emigrantët mbërrijnë në Itali, shumë pak në Maltë. “Duhet të kemi parasysh se shumica e njerëzve që mbërrijnë sot në Evropë përmes Detit Mesdhe nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, tha komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.

Shumë nga ata që vijnë kryesisht nga Egjipti, Tunizia dhe Bangladeshi, vijnë për të fituar para në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunim më i ngushtë

Për t’ju kundërvënë trafikimit me qenie njerëzore BE-ja ka përgatitur një plan aksioni prej 20 pikash, e cila parashikon një bashkëpunim më të ngushtë me Frotenx-in dhe vendet tranzit si Libia dhe Nigeria. Nga ana tjetër planet për shpërndarjen në vendet e BE-së përmes mekanizmit të solidaritetit të mijëra refugjatëve që kanë hyrë në territorin e BE-së përmes Greqisë dhe Italisë nuk po tregojnë ndonjë rezultat.

Situata ndërlikohet edhe nga fakti se qeveria e re e djathtë në Romë preferon të mos i lejojë fare anijet e shpëtimit me emigrantë që të hyjnë në portet italiane. Kjo është një nga arsyet pse Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së ka thirrur për të premten e ardhshme një takim të posaçëm të ministrave të Brendshëm në Bruksel për të diskutuar edhe për planin e ri të veprimit.

Italia e përshëndet planin e veprimit

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, u shpreh i kënaqur me njoftimin nga Brukseli. Deri më sot mekanizmi i solidaritetit ka dhënë “rezultate absolutisht joadekuate” për Italinë, kritikoi ministri pa parti. Piantedosi bëri gjithashtu thirrje për një koordinim më të mirë të operacioneve të kërkim-shpëtimit në Detin Mesdhe, në të cilat duhet të përfshihen edhe shtetet nën flamurët e të cilëve lundrojnë anijet e shpërtimit.

Ai iu referua rastit të fundit të disa anijeve në pronësi të disa organizatave private ndihme, që lundronin nën flamujt e Gjermanisë dhe të Norvegjisë. Por pavarësisht kësaj as Gjermania dhe as Norvegjia nuk e konsideruan veten si përgjegjëse, kur anijet me gati 1000 emigrantë të shpëtuar në bord po prisnin me ditë jashtë brigjeve të Italisë për t’iu caktuar një port për të ankoruar. / DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë, territori shqiptar gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën...

07:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI