Flash

Morgan Freeman kritikohet për pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Lapsi.al 22 November 2022
Morgan Freeman kritikohet për pjesëmarrjen në Kupën e

Morgan Freeman është kritikuar së fundmi për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar 2022.

Freeman e nisi turneun duke recituar "The Calling", në stadiumin Al-Bayt në Doha. "Ne mblidhemi këtu si një fis i madh. Toka është tenda në të cilën jetojmë të gjithë," i tha turmës fituesi i Oskarit.

Por, paraqitja e atij ngjalli zemërim te fansat. Kjo për shkak të akuzave të vazhdueshme për abuzim të të drejtave të njeriut në vendin e Lindjes së Mesme. Me afrimin e ceremonisë së hapjes, qeveria e Katarit ndërmori disa hapa për të ndaluar produktet e mishit dhe shiritat që mbështesin fushatën LGBTQ "OneLove". Sipas FIFA-s, nëse lojtarët do të shiheshin duke suportuar grupin, do t'u jepej një karton i verdhë. Katari gjithashtu ndaloi konsumimin e birrës dy ditë përpara se të fillonin ndeshjet.

"Është kaq zhgënjyese  të shohësh #MorganFreeman të marrë paratë dhe të mbështesë një regjim shtypës", shkroi një fans. “Morgan Freeman është vërtet i vendosur të shkojë në nivelin më të thellë të ferrit”, komentoi një tjetër person në Twitter. Për shkak të polemikave, të famshëm të tjerë  janë tërhequr nga performanca në këtë ngjarje./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Jason David Frank

Jason David Frank, i njohur për rolin e tij si Tommy Oliver është ndarë nga jeta në moshën 49 vjecare.  Një përfaqësues i Frank e konfirmoi lajmin për People. ...

14:29

Ledri dhe Mozzik në një bashkëpunim?

Ledri Vula dhe Mozzik janë padiskutim dy ndër reperët më në zë të momentit. Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dije se ata do të sjellin shumë shpejt bashkë...

14:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI