Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Në Shqipëri polic, në Itali hajdut/ Zbardhen 18 grabitjet e Klisman Nikollit

Lapsi.al 22 November 2022
Në Shqipëri polic, në Itali hajdut/ Zbardhen 18 grabitjet e

Ata ishin gati të iknin duke hipur në avionin e parë për në Shqipëri. Me vete kishin edhe “plaçkën”. Por 3 shqiptarët ranë në prangat e policisë italiane në momentet e fundit. Ata akuzohen për të paktën 18 vjedhje, të kryera ose të tentuara, në 2 javët e fundit në zonën mes Venetos dhe Friulit. Nga kontrolli iu gjetën para dhe sende të çmuara. Një pjesë janë identifikuar tashmë nga pronarët e tyre.

Në pranga ranë Klisman Nikolli, 27-vjeç, Viktor Bilani 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç. Nikolli rezulton të jetë polic patrulle në Postën e Policisë Shëngjin të komisariatit të Lezhës. Pas daljes së lajmit policia tha se ai kishte marrë leje pa të drejtë rroge. Tashmë ai është përjashtuar menjëherë nga radhët e uniformave blu.

Mediat italiane japin detaje të shumta për aktivitetin e grupit në vendin fqinj. Të gjitha grabitjet ndodhën midis 31 tetorit dhe 15 nëntorit. Treshja vinte në shënjestër shtëpi dhe apartamente. Hynin në veprim nga pasditja e vonë deri në mbrëmje kur binte errësira. Gjithmonë përdornin për të hyrë ndonjë dritare apo derë të harruar hapur.

Rrëmonin nëpër dhoma dhe merrnin gjithçka që ishte e mundur. Mbi të gjitha para, flori dhe xhevahire, por edhe rroba e sende të tjera me vlerë. Të rinjtë nuk qëndronin gjatë në Itali. Vetëm hynin dhe ktheheshin në Shqipëri në periudha të ndryshme. Ndoshta me qëllim kryerjen e vjedhjeve. Si bazë të veprimtarisë së tyre kishin një godinë bujqësore në San Stino di Livenza. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI