Flash

Shqipëria përmbytet/ KESH shet energjinë 3 herë më pak sesa e bleu dy ditë më parë

Lapsi.al 22 November 2022
Shqipëria përmbytet/ KESH shet energjinë 3 herë më pak

Në kohën kur qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës, kur kërkon kursim energjie nga qytetarët, dhe kur ende është në diskutim vendosja e fashës 800 KWH për muajin Dhjetorin, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare shiti në treg të lirë 8040 MWh energji për shkak të tepricave në prodhim si efekt i reshjeve të shumta që kanë ndryshuar situatën në kaskadën e Drinit.

KESH shiti 8040 MwH energji të ndarë në tre lote me një çmim mesatar 73-101 euro/megavat orë. Por çmimi që KESH ka shitur energjinë është gati tre herë më i ulët se çmimi që ka sot një Mwh energji në Bursë.

Këtë 22 nëntor çmimi në bursë është 217 euro për Mwh. Pra KESH në këtë kohë krize ka filluar procedurat e shitjes së tepricave të prodhuara duke e shitur më lirë energjinë që këtë vit e bleu më shtrenjtë.

Prej fillimit të vitit e deri më 20 Nëntor janë shpenzuar rreth 430 milionë euro për importin e energjisë për mbulimin e nevojave të furnizimit në vend. Vetëm javën e fundit 14 me 20 nëntor KESH ka blerë energji me 228 Euro megavatin ose të paktën tre herë më shtrenjtë se çmimi që ka shitur.

Kështu KESH bleu mbi 9 milionë euro energji për një javë në kohën që iu desh të derdhte ujin e kaskadave duke përmbytur Shkodrën dhe rrethinat e saj.

Pikërisht në kulmin e krizës më të rëndë energjetike të vendit, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KESH, i drejtuar nga një prej drejtorëve më të besuar te ministres Balluku shet sot energji shumë tre herë më lirë seç e bleu atë dy ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI